Samsung Galaxy F, i njohur ndryshe si Galaxy X, mund të jetë telefoni i parë në botë me të vërtetë fleksibil, dhe tani duket sikur do të lansohet në treg.
Duke folur për CNET, CEO i Samsung-ut, DJ Koh, zbuloi se telefoni i palosshëm Galaxy F nuk do të jetë thjesht një produkt testues por do të marrë një lansim global. Samsung lansoi më parë modelet e reja të telefonit të lakuar si Galaxy Round, por vetëm në tregun e Koresë.
Disponueshmëria globale e telefonit të palosshëm duhet të nënkuptojë që të dy tregjet e Britanisë dhe SHBA-së mund të marrin pajisjen. Është e paqartë nëse këto do të jenë pajisje të fuqizuara nga Qualcomm, në vend të procesorit Samsung Exynos, sikur pajisjet e tjera Galaxy.
“Ndoshta kur ne fillojmë të shesim telefonin e palosshëm, mund të jetë një treg i ri, por patjetër që do të zgjerohet”, tha Koh. “Jam i sigurt që ne kemi nevojë për një telefon të palosshëm”.