MENU
klinika

Deklarata e Ramës

Së shpejti prezantohet reforma e titujve të pronësisë

10.10.2018 - 14:42

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm me qytetarë të cilët kanë gjetur zgjidhje për hallin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, tha se megjithë shkëputjen e mësuesve nga partitë politike, ka ende disa drejtorë të cilët duhen larguar nga detyra. 

“Ende nuk e kemi shkëputur drejtimin e shkollës nga kthetrat e politikës. Një pjesë duhet të largohen një orë e më parë nga drejtimi i shkollave”

Duke qenë se ankesat më të shumta vijnë nga hipotekat, Rama lajmëroi se në ditët që vijnë ministrja e Drejtësisë do të prezantojë reformën e re të bashkimit të institucioneve që lidhen me titujt e pronësisë.

“Këto ditë ministrja e Drejtësisë do të hapë konsultimin publik për projektin e një reforme rrënjësore e cila do të bashkojë ALUIZNI-n dhe hipotekën në një institucion të vetëm.”

Në pritje të dhënies së rezultateve nga reformat, Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të shkruajnë në platformë pasi merr shumë pak kohë dhe shumë prej problemet e tyre mund të marrin zgjidhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Platforma ‘Shqipëria që duam’

Platforma e Bashkëqeverisjes/ Rama: Miku që iu duhet


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin