24.10.2018 - 15:27
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të mërkurën në një konferencë për shtyp tha se partia e tij do të dorëzojë ndryshimet në lidhje me plotësimet kushtetuese.
Ai tha se kjo nuk duhet të keqkuptohet nga qytetarët maqedonas, pasi sipas tij, ata do të kërkojnë që shqiptarët e Maqedonisë të kenë të drejta të barabarta me Kushtetutë me qytetarët tjerë.
I pyetur në lidhje me faljen e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit, Sela, tha se ata janë për falje kombëtare të përgjithshme, por është kundër amnistimit të individëve që janë të akuzuar. /Konica.al/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Merkel në Shkup
“Maqedonasit duhet ta pranojnë marrëveshjen e emrit”
Referendumi në Maqedoni
‘Emri’ shkon në parlament, NATO: Dyert tona të hapura
Përmbledhja ditore e rajonit