MENU
klinika

Teatri në Kosovë

Sevdije Ajeti vjen me dramën ‘’Të jesh nënë’’

15.10.2018 - 13:14

Regjisorja Sevdije Ajeti së bashku me trupën e aktorëve të teatrit “Istref Begolli” po punojnë për shfaqjen “Të jesh nënë” e autorit Roberto Bracco, e cila do të jetë premiera e të cilës pritet të jetë gjatë këtij muaji në Pejë. Sevdije Ajeti ka marrë gjithashtu titullin regjizore e vitit Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte në Kosovë.

‘’Të jesh nënë’’ është një dramë e shkruar nga autori Italian Roberto Bracco i cili njihet si letrar i madh në fillim të shekullit njëzet.
Liria e individit në raport me kërkesat e shoqërisë është tema e kësaj drame. Personazhi kryesor është, Klaudia, që është e martuar me Alfredin. Ai është i zhytur në borxhe dhe nuk ka qenë i sinqertë ndaj bashkëshortes së tij.

Ëndra e madhe e jetës së Klaudies është të bëhej nënë. Nga ana tjetër Alfredi, me të marrë vesh lajmin se Klaudia mendon të ndryshojë marrëdhëniet midis vetvetes dhe Klaudias, të mos vazhdojë të marrë borxhe, sepse xhaxhai i tij i cili nuk kishte trashëgimtar, tani pasurinë do t’ia kalojë fëmijës të tyre.

‘’Klaudia e cila kishte ëndërruar të bëhej nënë dhe e cila kishte kërkuar një jetë të sajën duke mos qenë subjekt i trajtimit zakonor, por edhe në kërkim të lirisë së saj si grua dhe si nënë, ndërmerr një hap që krijon raporte të tensionuara brenda familjes, fillimisht duke ju hakmarrë Alfredit për të shkuarën e tij por edhe të familjes, xhaxhait të tij për cenimin e të drejtës së saj si nënë’’ shkruan Kultplus.

Drama ka tension që krijojnë personazhet mes tyre, situatat tragjiko-komike në fund. Në fillim mes lojës komike të shërbëtorit Diego dhe zotërisë së tij, Muricio që gabimisht duket si i dashuri i Klaudias.

Në këtë lojë komike ngatërrohet pastaj Alfredi dhe detektivi i tij që i raporton për sjelljet e Klaudis, por, ngjarja merr zhvillimin e vet të papritur dhe ndërtohet mbi fragmente pikëlluese dhe tejet dramatike. Këtë e shton edhe kostumografia dhe skenografia në paraqitjen e saj.

“Provat për shfaqjen veç kanë filluar. Jam shumë e kënaqur me procesin e punës është një ekip shumë i mirë i aktorëve, tani jemi në finalizim të provave, të skenografisë dhe kostumografisë. Kasta e aktorëve është nga teatri ‘Istref Begolli’ dhe premiera pritet të dalë gjatë këtij muaji”, ka treguar krejt për fund regjisorja Ajeti për Kultplus..

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Aida Alidemi, Flormend Shabaj, Agon Bala, Faik Zekaj, Shpresa Salihaj, Fitore Zekaj, Herodita Ramshaj, Luan Daci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024