MENU
klinika

Operacionet spanjolle

Shfrytëzim i prostitucionit/ Shqiptarët në vendin e dytë

18.10.2018 - 19:51

Numrit i madh i të arrestuarve për shfrytëzim prostitucioni në Spanjë, i ka renditur shqiptarët së fundmi të dytët në rend.

Në ditën evropiane kundër trafikimit të qenieve njerëzore, policia spanjolle thotë se ka realizuar gjithsej 536 operacione kundër shfrytëzimit seksual, duke çuar në pranga 1,219 njerëz, kryesisht nga Spanja, Shqipëria, Nigeria dhe Kina.

Gjatë këtyre operacioneve janë shpëtuar 290 viktima.

shfrytezim i prostitucionit shqiptaret te dytet-konica.al
shfrytezim i prostitucionit shqiptaret te dytet-konica.al

Të dhënat vijnë ndërsa në Spanjë u organizua një tjetër operacion sot në bashkëpunim me Europol, duke shkatërruar një rrjet kriminal i dedikuar për trafikimin e personave me qëllim shfrytëzimin, duke çuar në pranga 15 persona.

Arrestimet u realizuan në tri provinca spanjolle: tetë prej tyre në Palma de Mallorca, pesë në Alicante dhe dy të tjerë në Las Palmas de Gran Canaria.

Agjentët gjithashtu kanë liruar pesë viktima të cilët ishin të detyruar të paguajnë një borxh prej 35,000 euro.

Në një konferencë shtypi José Nieto, kreu i Njësisë kundër Imigracionit tha:

“Një nga gratë e çliruara ka një vajzë, ndoshta fryt i një sulmi seksual.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN