31.10.2018 - 11:15
Vjen reagimi nga kryeministri Edi Rama, pas publikimit të lajmit për shkarkimin e Alma Hickës nga detyra e Avokates se Shtetit.
Ky i fundit ka shuar zerat se bëhet fjalë për shkarkim, por sipas tij Hicka u largua nga kjo detyrë me deshirë.
“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës?Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit⭐️Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses?”, shkruan Rama.