MENU
klinika

Deklarimi i rremë i gjyqtares

Shkarkohet nga KPK-ja gjyqtarja Entela Prifti

10.10.2018 - 10:46

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësen e Korçës Entela Prifti. Detyra e Priftit ishte në rrezik për shkak të pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren Prifti nën trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë.

KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme.

Po kështu u tha se Prifti ka apartament 55 m² në Korçë një pasuri e bashkëshortit dhe nuk është deklaruar bashkë-pronësia. Sipas KPK ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues.

Ndërkaq rezulton se gjyqtarja ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojnë me tregun.

Një tjetër problematikë sipas KPK ka qenë mosdeklarimi i transfertave në llogarinë e së motrës. Ndaj KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklaruara.

Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

SI NDRYSHOI PASURIA E GJYQTARES PRIFTI

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se gjyqtarja Entela Prifti deklaronte pasuri familjare me vlerë 8 milionë lekë në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë. Duke iu referuar deklaratës së saj të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Prifti zotëronte 1/3 pjesë takuese në dy apartamente si dhe një sipërfaqe toke prej 1 mijë metrash në Voskopojë. Ajo deklaronte gjithashtu se bashkëshorti zotëronte 8% të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë në kompaninë e ndërtimit Beton Plus si dhe hua në vlerën e 6 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtares Prifti kap shumën e deklaruar të 26 milionë lekëve, ku pjesën kryesore e përbëjnë pasuritë e paluajtshme. Përgjatë 15 viteve të deklarimit, familja e gjyqtares rezulton të ketë blerë dy apartamente të tjera si dhe ka përfituar një njësi me sipërfaqe ndërtimi 519 metra katrorë në Korçë.

Kjo pasuri rezulton të jetë fituar në vitin 2012 nga kompania Beton Plus, në këmbim të 8 për qind të aksioneve që bashkëshorti i gjyqtares zotëronte në këtë kompani dhe ka shërbyer në vitet e mëpasme si një burim i rëndësishëm të ardhurash përmes qerasë.

Vlera monetare e deklaruar për pasuritë e paluajtshme familjare të gjyqtares Entela Prifti është 17.8 milionë lekë. Në fund të vitit 2017, ajo zotëron familjarisht edhe 6.9 milionë lekë likujditete në bankë dhe 1.1 milionë lekë kursime në cash.

Për periudhën deklaruese 2003-2017, gjyqtarja Entela Prifti ka realizuar të ardhura familjare në vlerën e 59.6 milionë lekëve. Paga e saj dhe e bashkëshortit, i cili ka mbajtur postin e drejtorit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Korçë zënë 68 për qind të të ardhurave. 25 për qind e të ardhurave janë siguruar nga dhënia me qira e pronave të patundshme, ndërsa 5.5 për qind e totalit të të ardhurave e zënë fitimet nga shit-blerja e pronave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të gjyqtares Entela Prifti, nga të cilat dy prej deklaratave rezultojnë me mungesë burimesh të deklaruara në vlerën e rreth 1.98 milionë lekëve.

BIRN ka identifikuar gjithashtu si “flamur të kuq” transaksionin financiar që solli krijimin e pasurisë “godinë me sipërfaqe ndërtimi prej 519 metrash katrorë”, e përfituar përmes shkëmbimit të aksioneve me vlerë rreth 6.5 milionë lekë.

BIRN identifikoi gjithashtu se gjyqtarja Entela Prifti ka marrë një kredi bankare prej 70 mijë eurosh në vitin 2011, por nuk është deklaruar qëllimi i marrjes së kësaj kredie apo destinacioni i parave.

Borxhet e deklaruara në vitin 2003 me vlerë 6 milionë lekë janë një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë, pasi në fund të vitit 2017, familja e gjyqtares rezulton të ketë ende pa shlyer 2 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin