MENU
klinika

Arritje mjekësore!

Shkatërrimi i qelizave të kancerit të pankreasit!

28.10.2018 - 18:21

Kanceri i pankreasit shpesh është shumë agresiv dhe rezistent ndaj trajtimit dhe normat e mbijetesës janë zakonisht të ulëta.

Autorët e një studimi të ri, mund të kenë gjetur një mënyrë të re për të sulmuar këto tumore kokëfortë.
Hulumtuesit kanë identifikuar tashmë një proteinë që është një objektiv shumë premtues terapeutik për kancerin e pankreasit.

Sipas vlerësimeve të Institutit Kombëtar të Kancerit (NCI), mjekët do të gjejnë 55.440 raste të reja të kancerit të pankreasit në Shtetet e Bashkuara vetëm në vitin 2018, që përbëjnë 3.2 përqind të të gjitha diagnozave të reja të kancerit.

Tumoret e kancerit të pankreasit kanë tendencë të jenë mjaft rezistente ndaj terapisë dhe norma e mbijetesës 5-vjeçare pas trajtimit për këtë lloj kanceri është vetëm 8.5 përqind.

Megjithatë, hulumtimet në zhvillim nga Universiteti i Teksasit MD Anderson Cancer Center në Hjuston mund të çojnë në zhvillimin e trajtimeve që do të jenë në gjendje të shkatërrojnë qelizat e kancerit të pankreasit në mënyrë efektive.

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Rosa Hwang, sugjeron që studiuesit duhet të shikojnë drejt një lloji të indeve, stroma (pjesë bazale e një tumori beninj), që rrethon tumoret dhe ndërvepron me qelizat tumorale për të gjetur një objektiv më të mirë terapeutik.

Dr. Hwang dhe ekipi zhvilluan një studim të kancerit të pankreasit, të cilat tregonin se ata mund të bllokonin rritjen e qelizave të kancerit duke synuar një proteinë të prodhuar nga stroma e tumorit.
Rezultatet e kërkuesve shfaqen në revistën Science Translational Medicine.

Proteina që mbron tumorët e kancerit

Për pjesën më të madhe, qelizat pankreatike përbëjnë stromën e tumorit, dhe studiuesit besojnë se kjo mund të ndihmojë dhe çon në mbrojtje. Kjo mund të jetë për shkak se stroma është shumë e dendur, por gjithashtu mund të jetë për shkak të vetive specifike të qelizave stromale.

Sipas hulumtimit të kryer nga laboratori i Dr Hwang, disa qeliza stromale – veçanërisht qelizat pankreatike – prodhojnë një proteinë të quajtur Dickkopf-3 (DKK3).

Për më tepër, DKK3 është i pranishëm në nivele të larta në adenokarcinoma duktale pankreatike, lloj i kancerit pankreatik që mjekët më shpesh diagnostikojnë.

Studiuesit ishin në gjendje të ndalonin proteinën problematike, gjatë eksperimenteve të tyre, duke zhvilluar një antitrup për të bllokuar DKK3, që e pengon atë të ndërveprojë me qelizat e kancerit.

Duke bërë këtë, hulumtuesit arritën të bllokonin rritjen e tumorit dhe të zgjasin jetën e kafshëve eksperimentale, që tashmë është premtuese edhe për njerëzit.
“DKK3 stimulon rritjen e kancerit, metastazën dhe rezistencën ndaj kimioterapisë dhe imunoterapisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN