MENU
klinika

Kriza e letrës

Shpëtojeni librin, digjitalizoheni!

26.10.2018 - 21:32

nga Eugent Kllapi/

Në librin Katedralja e Parisit, Viktor Hygo shpreh se: ‘’Arkitektura vdiq dhe u gropos, e vrau libri dhe shtypi’’.

‘’Në librin e tij Viktor Hugoi ka krijuar një episod ku libri vihet përballë fasadës madhështore të katedrales, si të donte t’i kundërvihej asaj. Ky libër i vogël, thotë shkrimtari francez, e ka vrarë katedralen madhështore që ngrihet para librit, shtypi, sundoi mbi botën ku arkitektura ishte simboli i ’poemës së madhe të njerëzimit’. Vetëm një libër i vogël ia doli mbanë të rrënonte ngrehinën mijëvjeçare të një qytetërimi. ‘’ 

Ishte koha kur ndërtimi si paradigmë gotike ra dhe libri falë revolucionit të shpërndarjes masive gutembergiane po lartësohej pas romantizmit italian. Kurbën e zhvillimit të njerëzimit në lexim e kishte kaluar shpella, guri, lëkura, papirusi. Tani e kishte radhën libri. Libri falë një ‘’dore të padukshme’’ të ekonomisë së tregut po krijonte, aq hov, sa Ditëroi, një mendimtar i vyer francez, në një letër i drejtohet mbretit e i thotë ‘’Tani që liberalizove librin, na varrose’’.

Dalëngadalë dijet fondamentale që nga ato kishtare e deri te mendimtarët klasikë dolën jashtë mode, romantizmi falë dhe dijeve greke kishte zhvilluar dhe rëndësinë për njeriun e thjeshtë, iluminzmi këtë e kishte ngritur më lart dhe ia kishte hequr kulturën kishës, kishtarët i shkoi në hu dhe mëkatarët e popullit në gijotinë. Po ku vallë shkoi kultura e popullit kur gjaku shkoi gjer në gju? Populli kulturën e kishte tek murgjit?!

Pamfletet dhe fejtonët habisnin botën në Europën e shekullit të XVIII po aq sa e sensacionalizuan, nga vetë fjala një formë emocioni i gjysmëgënjeshtërt falë imazhit. Habiteshin po aq sa dhe librat e ndaluar që shkisnin dorë më dorë në Belgjikë. Libri i shenjtë vdiq, ankohej një murg venecian në mesjetë, njerëzit nuk duan libra të shenjtë po nga ato vjershat e ndaluara, nga ato libërthat e fshehtë romancierësh mëkatarë. Megjithatë ‘’bota rrotullohet’’.

Me Lumjerët populli nga gijotina zinte radhë në libraritë në 24 orë të ditës sa nuk dilte koha për të fjetur në shtëpi, kjo ndodhi dhe me gazetën më pas, njerëz në çdo kënd të qytetit lexonin gazeta sa dëgjonin më pas telegrafin si tingëllonte dhe kinemanë si buçiste. Buçitja me radion ngeci kur televizioni u shfaq paprimtas si shpikje e ushtirsë me aq cudi sa fëmijët nuk donin të loznin më me top, dhe ja fëmijët tashmë janë përballë ekranit të telefonave moderne. Ata e kanë harruar topin e llastikut dhe adhurojnë facebook-un apo youtube.

Nga kokëpalari i shpellave, në kinezët flokëgjatë, tek sumerët flokëkaçurelë në egjyptjanët flokëvajisur, mendja kaloi në flokëverdhët gjysmëlakuriqë grekë që falë flokëprerëve romakë çuditën botën me cullufet pariziene dhe këtu fillon një tjetër revolucion, leshi i deleve krijoi revolucionin industrial bashkë me avullin e flokëmirëmbajturve anglezë. Njerëzimi kishte mësuar që sa bie një, çuditërisht një tjetër ngrihet. Mbreti vdiq, rroftë mbreti! Kurba e latimit dhe e mbushjes së gurit me hieroglife, e drurit, papirusit, lëkurës e kishte bërë rrugëtimin e saj, mendja kishte pjellë nga kokëpalarë të ndritur, kokëndritur sypalarë falë dijes.

”E para është fjala” që shpall ide dhe krijon ideologji, të tjerët janë hysmeqarë të saj, kush mburret gënjen veten.

Paradigma e rëniës si e qytetërimit dhe e shkrimit u bë nga mendja. Arkitektura vdiq falë libërthit të vogël, çuditërisht sot arkitektura po vdes librin.

Industria e ndërtimit po sjell një krizë ciklike për të gjitha industritë e tjera dhe kishte marrë hovin e përparimtarit të njerëzimit për aq sa teknologjia i tha stop, deri këtu e ke cakun, mbaroi dhe revolucioni yt.

Pra ndërtimi po vdes shtetin si dikur libërthi i Hygoit arkitekturën, ”i pari bie në fund dhe i fundit bëhet i parë”, profecia përmbushet, i dërguari i Nazaretit, sociologu i parë i njerëzimit para sociologëve të ndritur peruanëve i del fjala, arkitektura doli në majë, libri u fundos. Lekët duhet të drejtohen në tjetër lëm, tek digjitalizimi, tek teknologjia e ndërveprimit njerëzor internetit.

Paradoksalisht kjo është e vërtetë, industria e ndërtimit vrau librin, paradoksi qënka pjesë e njerëzimit.

Por duket se revolucioni i letrës tashmë ka mbaruar edhe në Shqipëri me aq forcë sa librat e vjetër shiten nëpër trotuarë dhe librat e rrinj mezi blihen në Panair. Aty i kanë të vjetër e të lirë, pse nuk i blejnë, nga ana tjetër pse mburren sikur i blejnë në panair, këtu është një paradoks tjetër i madh?! Atëherë pse libri është në krizë?

Ne Athinën antike thonë studiuesit kishte mbi 30 lloj bukërash që konsumoheshin dhe niveli i mirëqenies i lartë si ne Norvegjinë e sotme që gjysmat e bukës së tërshërës i hedhin në kosh. Pra kultura është një paradigmë e qytetërimit në ngritje si dhe e shërbimit, kriza vjen dhe lind nga kultura e ulët, unë do t’i shtoja ”determinizmin teknologjik”. ‘’Shkatërimin krijues’’ me revolucionet ekonomike siç thotë Shumpeter dhe nga ana tjetër një shkatërim që megjithatë ”më shumë vdes, sesa ringjall” thonë kritikët e Shumpeterit të madh të viteve ’70 në ekonomi.

Ne Shqiperi ka 30 lloj bukërash dhe popullsia është bërë si “luli i vocër” i shikon me bisht bajame syri në vitrina. Rrugëtimi i bukës kalon nga 20 lekë të vjetra në 700 lekë të vjetra me prirje te 1000 lekë të vjetra. Si Athina dhe Norvegjia kishin dhe kanë stadin më të lartë kulturor.

Mësimi detyrimisht përkonte me forma të medias që ndryshe më vonë u quajtën libër. Edhe libri këtë kurbë kalon, nga vitet 1970 në Shqipëri ai ishte 4-12 lekë kur rroga e punëtorit ishte 3 mijë lekë të vjetra, tashmë libri i mirë i Hygoit, Balzakut, Molierit 4 lekësh është bërë 10-20 mijë lekë. Çfarë do të thotë kjo? Në kohën e monizmit me një ditë pune 100 lekëshe blije 25 libra, por libra nuk kishte në treg dhe autorët klasikë nuk ishin me shumicë.

Plus kësaj sistemi komunist në logjikën e saj ekonomike përkujdesesh që ty të të ngeleshin, aq pak lekë, sa të mbaje frymën gjallë, pra kërkesa ishte e lartë, oferta e ulët. Në kundërshtim me këtë kërkesa tashmë është e ulët dhe oferta është e lartë, ka shumë mall po nuk ka blerës. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se çmimet janë shumë të larta, duhet sunvecion nga shteti për të ulë koston e librit, duhet kontroll nga shteti, duhet mirëmbatje si ndodh kudo në botë, kurse ne po e varrosim, jo më dijen po edhe librin.

Nga ana tjetër një formë e mbarsur e marrëdhënieve publike që i shërben menaxherëve, agjentëve të marketingut si dhe interesave të ngushta promovon librin që po vdes sikur po bën mrekulli në treg, sikur po ringjallet, si plaka me vello nusërie. Me këtë përfitojnë disa njerëz si rreth i ngushtë që vetrrotullohen në krizën e tyre duke i shpërndarë vetes tituj, çmime, ofera, ofiqe me shokët e një grupi të vogël.

I falin vetvetes nga një ‘kal troje’ herë pas here. Logjika e qendërsimit të pushtetit kulturor po e vdes vetë kulturën dhe po e kthen në kulturë shterpë deri aty sa para disa vitesh Ismail Kadare ankohesh e thoshte se nuk dua më çmime, jepjuani të rinjve, ka të rinj shumë të kulturuar, nuk më duhen mua.

Çfarë do të thotë kjo? Që X fisteku fiton sivjet çmimin, më pas nderin, punën, dhe më pas X fisteku u jep nder, punë lavdi shokëve që i kanë dhënë këto gjëra, deri aty sa japin dhe shpërndajnë duart e njeri-tjetrit, kjo logjikë vrastare e ka emrin tradicionalizëm absolutist por nuk ka ‘’dorën e padukshme’’ të ekonomisë së tregut.

Nuk fiton i zoti në lëmin e dijes po miku, interesi, afera të disa duarve të dukshme mirë që janë të lyera njëra me tjetrën pa puthiten.

Nga ana tjetër, teknologjia e shkatërron këtë situatë dhe e kthen në pikën zero. Letra me anë të librit, me anë të shtypshkronjës e rrëzon kështjellën e nepotizmit të shoqërive të ndritura shterpë, në kabinete çmimesh e nderesh, ofiqesh që japin duke shtrënguar të njëjta duar, qoftë panairesh dhe ta nxjerr si në pjatancë ku të thotë, ja ku është kriza, merruni me të…

Ripaketimi i lustruar i ribotimeve të librave nuk e ul koston e tyre po e rrit falë qendërsimit të pushtetit dhe të logjikës së ekonomisë që ha për nga absolutizmi me një shartim të autoritarizmit. Kostoja e një libri ngelet 15 mijë lekë. Dikur blije 25 libra në ditë, sot ble një punëtor vetëm 2 libra në ditë, çfarë marketing është ky, elitar apo popullor, për kë punon libri për t’u lexuar nga Ferraristët, Bugatistët, milionerët apo punëtorët?!!!!!!!

Që këtu libri është në krizë, ka shumë mall po nuk ka blerës që shikojnë plot gëzim panairesh, ku duhet ta përpinin panairin dhe nuk kanë lekë të mbushin trastat, edhe kur i mbushin i mbushin nga halli jo nga malli.

Kostoja mund të ulet vetëm me digjitalizmin e librit që nuk kërkon punëtorë, mirëmbajtje hekurash, boje letre si shtypshkronja, dhe me afrimin e gjithë masave për ta lexuar atë. Vetë letra e ka kryer parabolën e saj, kurba e saj i ka kaluar ato qytetërime që donte, ajo po vdes si shpella, guri, druri, lëkura, papirusi. Ai në letër do të ngelet relikë e së shkuarës. Atë nuk e ndihmon dot shtypshkronja.

Shpëtojeni librin, digjitalizoheni!!!!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN