MENU
klinika

Femra, një lajm i mirë për ju!

Shpëtuat! Kjo vitaminë ul rrezikun e kancerit të gjirit!

02.10.2018 - 20:01

Një studim i ri sugjeron se nivelet e larta të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e një gruaje për kancerin e gjirit.

Hulumtuesit kanë studiuar më shumë se 5,000 gra, 55 vjeçe dhe më të vjetra dhe kanë gjetur se ato me nivele në gjak të vitaminës D 60 nanogramë për mililitër (ng /ml) ose më shumë kishin një rrezik 80% më të ulët për kancerin e gjirit sesa ato me nivele 20 ng/ml apo më pak.

Ata zbuluan gjithashtu se në mesin e grave me nivel të vitaminës D midis 20 dhe 60 ng /ml, sa më i lartë niveli i tyre, aq më i ulët është rreziku i kancerit të gjirit. Por, studimi nuk provoi se nivelet e larta të vitaminës D parandalojnë kancerin e gjirit, vetëm se ka pasur një farë lidhjeje.

Të dhënat nga studimet klinike të kryera në Universitetin Creighton në Omaha, Neb si dhe me bashkëpunimin e një organizate jofitimprurëse me bazë në Kaliforni e cila u përfshi në studim, tregojnë se efekti i vitaminës D luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit.

“Ky studim ofron mbështetje të fortë që vitamina D luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit”, tha hulumtuesja kryesore Joan Lappe, një profesoreshë e infermierisë në Creighton. “Kjo gjithashtu tregon se nivelet në gjak të vitaminës D për parandalimin e kancerit të gjirit duhet të jenë më të larta se sa nivelet e rekomanduara për shëndetin e kockave”, tha Lappe në një lajm.

Niveli i gjakut i vitaminës D 20 ng/ml ose më lart është adekuat për shëndetin e kockave, sipas Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Carole Baggerly, drejtoreshë e Grassroots Health, tha se: “Me një reduktim prej rreth 80% në incidencën e kancerit të gjirit, marrja e nivelit në gjak të vitaminës D në 60 ng/ml bëhet prioriteti i parë për parandalimin e kancerit.”

Sipas Baggerly, “Faktorët e të ushqyerit dhe ato të jetesës sigurisht që janë të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm, por ato nuk mund të zëvendësojnë vlerën e nivelit të vitaminës D. Siguria e këtij niveli është demonstruar brenda këtij studimi si dhe të tjerëve.”

Studimi u publikua kohët e fundit në revistën PLoS One.

Instituti Kombëtar i Kancerit të SHBA vlerëson se do të ketë më shumë se 266,000 raste të reja të kancerit të gjirit midis grave amerikane këtë vit dhe 40,900 vdekje nga kanceri i gjirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN