MENU
klinika

'Rritja ekonomike 4%'

Shqipëria me rritjen më të lartë në rajon

04.10.2018 - 13:12

Shqipëria do të ketë rritjen ekonomike më të lartë në rajon për këtë vit. Sipas raportit ekonomik për Ballkanin Perëndimor, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 4%, afro gjysmë pike më shumë krahasuar me parashikimin e mëparshëm.

Në analizën e Bankës Botërore, rritja ekonomike është shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxiti pjesëmarrjen në forcën e punës. Megjithatë, edhe raporti nënvizon se gjysma e rritjes ekonomike erdhi nga prodhimi i lartë i energjisë elektrike. Rënia e kontributit të këtij sektori, por edhe mbyllja e projektit TAP, do të kenë ndikime në ritmet e rritjes ekonomike për vitet në vijim.

Në fakt, Banka Botërore ngelet e qëndrimit se rritja e ekonomisë shqiptare do të bjerë në afatin e mesëm, deri në 3.5% në vitin 2020.

Për të siguruar një rritje të lartë afatgjatë, Banka Botërore vendosi edhe njëherë theksin te reformat afatgjata që rrisin kapitalin njerëzor dhe fizik, reduktojnë barrierat e pjesëmarrjes në forcën e punës dhe promovojnë konkurrencën në treg.

Në raport nënvizohet edhe njëherë se qëndrueshmëria fiskale eshte parakusht për rritjen ekonomike dhe kërkon mbajtjen e fokusit tek konsolidimit fiskal dhe ulja e borxhit publik.

Në kontekstin e manxhimit buxhetor, Banka Botërore kërkoi sërish përmirësim të cilësisë së shpenzimeve publike, si edhe përmirësimi e kuadrit rregullues të koncesioneve dhe partneritetit publik-privat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


4.32% në tremujorin II

Energjia mban lart rritjen ekonomike

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore

Rritja ekonomike, mos e nënvlerësoni teknologjinë