Në Itali pati më shumë se një mijë sulme ndaj politikanëve nga 2013 në 2015. Hulumtuesi Gianmarco Daniele shikon efektin destruktiv që kjo dhunë politike strategjike ka në jetën politike të vendit.
Po pse kriminelët sulmojnë politikanët?
Qëllimet e organizatave kriminale ndryshojnë nga grupi në grup. Krimi i organizuar është definuar si një ndërmarrje kriminale shumë e centralizuar dhe shpesh ndërkombëtare që kërkon të depërtojë në politikë dhe të nxjerrë burime publike për përfitime private.
Në Itali, studimi ynë gjeti se mafia shpesh kërcënon politikanët të marrin kontrata qeveritare që kanë të bëjnë me ndërtimet dhe shërbimet e tjera publike.
Sulmet fizike, zjarrvënia dhe kërcënimet janë taktikat e preferuara të mafias. Këto krime përbëjnë 70 për qind të 1,191 sulmeve politike të dokumentuara nga Avviso Pubblico.
Ka politikanët që janë të korruptuar, dhe kontribuojnë për të ndarë më pas fitime të paligjshme me organizatat e krimit të organizuar.
Midis vitit 1991 dhe 2018, policia italiane zbuloi 266 këshillat qyteti që kishin patur lidhje me organizatat kriminale.
Mafia italiane zakonisht synon zyrtarët lokalë. Kryebashkiakët ishin objektivi i 310 prej 1,191 sulmeve të dokumentuara mbi politikanët nga 2013 në 2015.
Italianët e dinë këtë, sepse këto lloj historish shfaqen rregullisht në gazetat lokale. Kryebashkiaku i Marcianise, një qytet pranë Napolit, u largua nga zyra në fillim të vitit 2018 pas një valë kërcënimesh, për shembull.
Sulmet e mafies ndaj politikanëve zakonisht lidhet me periudhën e zgjedhjeve.
Në rajonet ku organizatat kriminale janë më të fuqishme, sic janë Siçilia, Kalabria dhe Campania, dhuna politike kishte më shumë gjasa të ndodhte menjëherë pas zgjedhjeve lokale.
Kjo dërgon një mesazh për zyrtarët e sapozgjedhur: Ata janë partnerët e rinj negociues të mafias në qeveri.
Dhuna politike strategjike ka një efekt shkatërrues në jetën politike në Itali.
Kam studiuar kandidatët italianë për zyrën politike lokale midis 1985 dhe 2011. Politikanët në qytetet ku nuk ka shumë organizata kriminale, ishin 18 përqind më të arsimuar.
Këto gjetje hedhin dritë mbi mënyrën se si krimi i organizuar dëmton miliona italianë të cilët nuk kanë të bëjnë me biznesin ilegal të mafias.
Dhuna politike e targetuar nga mafia shtrembëron procesin zgjedhor, duke ulur cilësinë e grupit të kandidatëve dhe duke kompromentuar zyrtarët.
Gjatë sezonit të zgjedhjeve të 2018 në Meksikë, 132 politikanë dhe operativë politikë u vranë. Kartelet e drogës besohet të jenë pas shumë prej vrasjeve, edhe pse krimet mbeten ende të pazbuluara.
Procese të ngjashme kanë gjasa të ndodhin në vende të tjera me grupe të krimit të organizuar që mund të kërcënojnë politikanët dhe shërbyesit e tjerë civilë, mes tyre Serbia dhe Sllovakia.
Gianmarco Daniele, hulumtues në Universitetin e Bocconit