Shkëlqyesi I buzëve konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e make-up tuaj. Por këto produkte janë bërë me materiale kozmetike të cilat mund të dëmtojnë shtresën e ndjeshme të buzëve. Përdorimi i rregullt i shkëlqyesëve dëmton ngjyrën natyrale të buzëve dhe I errëson ato. Shumë femra kanë humbur ngjyrën e trëndafilit natyral të buzëve për shkak të përdorimit të tepruar të këtyre produkteve kozmetike.Ju mund të kujdeseni për buzët tuaja duke përdorur 3 hapa të thjeshtë ,në këtë menyrë do të jeni në gjendje tju riktheni ngjyrën natyrale rozë ..
Hapi 1 – Hiqni shtresën e errët nga buzët duke bërë një scrub të thjeshtë në kushte shtëpie.
Scrub-in mund ta bëni duke përzier pak vaj ulliri me sheqer ose vaj kokosi me kripë.Kjo varet nga shijet tuaja.
Hapi 2 – Përdorni balsam buzësh 3-4 herë në ditë
Balsamin mund ta përgatisni shumë thjesht duke përzier pak vaj ulliri,vaj kokosi dhe mjaltë.Hidheni në një kuti të vogël dhe aplokojeni sa herë i ndjeni buzët që janë tharë.
Hapi 3 – Hidratimi gjatë natës
Ky është hapi i fundit i rutinës tuaj të bukurisë. Merrni 1 kapsulë vitaminë E dhe me vajin e saj lyeni dhe masazhoni pak buzët perpara se të flini.
Vazhdoni këtë rutinë për 1 javë dhe do të shihni ndryshimin e mrekullueshëm që do të kenë buzët tuaja. Nuk do të jetë më e nevojshme të aplikoni buzëkuq çdo ditë, ndërsa buzët natyrisht do të kenë ngjyrë trëndafili dhe shumë shkëlqim. Ky truk i thjeshtë 3 hapësh do tju bëjë më tërheqëse dhe buzët tuaja të parezistueshme.