MENU
klinika

Këshilla

Si të ruani vëllimin e flokëve gjatë ditëve të vjeshtës

26.10.2018 - 19:41

Ëndërr e çdo femre janë flokët me volum, mirëpo ndonjëherë kushtet atmosferike thjesht nuk janë në anën tonë.

Ekzistojnë disa truqe të thjeshta, të cilat mund të na sigurojnë vëllimin të cilin e dëshirojmë aq shumë.

Me këto veprime të thjeshta do t’ia ktheni flokëve tuaj vëllimin dhe shkëlqimin dhe thjesht do ta kaloni këtë periudhë të ftohtë, kur shumicën prej nesh e mundojnë flokët e pajetë dhe fare pa vëllim.

1. Kur hidhni shampon, bëni masazh kokës:

Kur i lani flokët në parukeri, kënaqeni me masazhin e lehtë të kokës. Patjetër aplikoni këtë truk të vogël edhe në shtëpi me rastin e çdo larjeje të flokëve, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut, gjë që flokët i bën më të dendura dhe më të forta.

2. Kini më shumë kujdes ndaj flokëve derisa janë të lagura:

Flokët e lagura janë dukshëm më të ndjeshme se kur janë të thata, prandaj gjatë larjes kushtoni kujdes se si po i trajtoni, mos i fërkoni në mënyrë të vrazhdët me peshqir dhe kushtoni kujdes se si po i krihni.

3. Shmangni ujin e nxehtë:

Flokëve tuaj më së miri i përshtatet që t’i lani me ujë të vakët. Uji i nxehtë e than lëkurën e kokës dhe i dëmton rrënjët dhe cilësinë e qimeve, prandaj përpiquni që flokët t’i lani me ujë të vakët.

4. Patjetër përdorni balsam:

Përdorimi i balsamit do t’i bëjë flokët tuaj më të buta, si të mëndafshta dhe në dukje më të vëllimshme.