MENU
klinika

Nuk do t’i njihni

Si u maskuan VIP-at për Halloween

29.10.2018 - 17:41

Halloween nuk mund t’i shpëtojnë as VIP-at, madje ata janë ndoshta personazhet që e festojnë atë më shumë.

Disa kanë zgjedhur të kthehen në meshkuj, në fantazma, në pleq apo në superheronj. Kur je person i njohur, zgjedhja e veshjes së Halloween merr vëmendje të madhe prandaj duhet një paraqitje spektakolare. Këtë vit, disa emra të njohur u komentuan për mirë rreth maskimit për Festën e Halloween.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u maskua si kolegu i saj, këngëtari Post Malone. Harry Styles u kthye në vitet 1975 kur Sir Elton John dhuroi një performancë madhështore në stadiumin e Dodgers.

Perrie Edwards, një prej këngëtareve të grupit Little Mix zgjodhi të maskohej si emri i frikshëm i filmave të animuar, Ursula.

Modelja më e paguar në botë, Kendall Jenner u paraqit në festë e veshur si Fembot, personazh i filmit ‘Austin Powers’ që doli në kinema në 1999.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN