MENU
klinika

Këshilla

Skandali i Facebook-ut: Gjërat që duhet të fshini nga profili juaj

23.10.2018 - 16:14

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë!

Por si me çdo gjë tjetër të fuqishme, ju duhet të keni kujdes si e përdorni. Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të kujtojmë se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre.

Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social.

Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

Facebook

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.