MENU
klinika

Reforma zgjedhore

Soreca: Kërkojmë bashkëpunim midis partive dhe shpejtësi

09.10.2018 - 16:28

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur lidhur me reformën zgjedhore, e cila duhet të realizohet në Shqipëri, pasi sipas tij është një nga kriteret kyçe për në BE.

Soreca, këshillon forcat politike në vend që të shkojnë drejt një bashkëpunimi dhe më tej në deklaratën e tij ai shton se këto ndryshime në kodin zgjedhor duhet të përfundojnë para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

“Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

luigi-soreca-konica.al
luigi-soreca-konica.al

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019”– ka përfunduar ambasadori i BE, Soreca.