MENU
klinika

Detajet

Sot pretenca për Shullazin, policia ‘blindon’ Krimet e Rënda

02.10.2018 - 08:41

Sot pritet të jepet pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të akuzuar për disa vepra të rënda penale.

Një javë më parë Krimet e Rënda shtyn për sot pretencën, për shkak se në seancën gyqësore munguan dy prej avokatëve të të pandehurve. 

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa prokurorë të çështjes janë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmanin.

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku së bashku me klientin e tij, por edhe Endrit Qyqa nuk ishin në seancë me pretekstin se ishin sëmurë, ndërsa u caktuan dy avokatë kryesisht për seancën e sotme për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen, i cili nuk dëshiron më të ketë si avokat Vladimir Meçen. Ata jane Eralda Brahimasi dhe Aida Retushi.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët kundër prokurorit Hajdarmataj

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin… sërish