As ndaj Sylvester Stallone nuk munguan kohët e fundit akuzat për përdhunim. Një grua e akuzoi aktorin legjendar se është përdhunuar nga ai rreth 28 vite më parë.
Por edhe nëse ka qenë e vërtetë, periudha e largët kohore ka bërë gjë të mos ketë prova për këtë pretendim dhe aktori ia ka hedhur paq.
Ylli i ‘Rocky’ u akuzua për përdhunim nga një grua e paidentifikuar, e cila pretendon se ngjarja ndodhi në vitin 1990. Por dy dëshmitarë dolën kundër pretendimeve të saj, ndaj Zyra e Prokurorit të Rrethit të Los Anxhelosit vendosi që nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të arrestuar aktorin. Dhjetorin e kaluar, gruaja tha se Stallone e përdhunoi 28 vjet më parë. Por aktori i mohoi pretendimet.
Ajo paraqiti akuzën vitin e kaluar në policinë e Santa Monica dhe tha se ngjarja ndodhi gjatë një takimi në zyrën e yllit të Hollywood. Prokurorët thanë se asnjë dëshmitar nuk ishte në gjendje të vërtetonte pretendimet e gruas ndaj tij.
Nga ana tjetër aktori paraqiti një ankesë kundër gruas për akuza të rreme.