MENU
klinika

Stërvitja “Cambrian Patrol”

Stërvitja ndërkombëtare ushtarake, komandot shqiptarë të tretët

17.10.2018 - 09:46

Në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare në Britaninë e Madhe, Komandot shqiptarë zunë vendin e tretë mes 137 skuadrave patrulluese dhe më shumë se 1000 trupave pjesëmarrëse.

Stërvitja “Cambrian Patrol” në të cilën marrin pjesë trupa nga 37 vende të botës, zhvillohet çdo vit në Black Mountains, Uells.

Trupave pjesëmarrëse në stërvitje u duhet të marshojnë rreth 65 km, të ngarkuar me armatim e pajime, në një terren sa të panjohur aq edhe të ashpër.

Elementë ekstremë të kësaj stërvitjeje vlerësohen si një provë e udhëheqjeje, vetëdisipline, guximi, qëndrueshmërie fizike dhe vendosmërie.

Këtë vit skuadra e trupave shqiptare, përbërë nga batalioni Komando, u rendit në vendin e tretë, duke fituar edhe medaljen e bronzit.

Në stërvitjen Cambrian Patrol 2018, mori pjesë edhe një skuadër nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN