MENU
klinika

Çfarë i gjeti policia reperit...

Stresi sërish në pranga, arrestohet në një hotel

17.10.2018 - 21:44

Reperi i mirënjohur shqiptar, Akimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është vënë sërish në pranga nga policia.

Reperi njihet për problemet e tij të vazhdueshme me policinë, ndërsa këtë herë mësohet se ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje, teksa ndodhej në një hotel në kryeqytet. Reperi aktualisht ndodhet në policinë e Tiranës.

Policia ka bërë të ditur se përveç reperit, policia ka vënë në pranga edhe një tjetër person, të cilëve u janë gjetur edhe 2 doza kokainë.

Por kjo nuk është hera e parë që Arkimed Lushaj prangoset për mbajtje armësh pa leje. Herën e fundit, Stresi ka përfunduar në prangat e policisë, ka qenë në 13 prill të këtij viti, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë.

Por këto nuk janë të vetmet raste kur Stresi është shoqëruar në komisariat, madje në një rast të tillë bëri bujë lajmi pas arratisjes së tij nga komisariati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN