MENU
klinika

Vidhet arka e xhamisë

Sulmohet xhamia e Bilishtit nga persona të paidentifikuar

17.10.2018 - 12:26

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm xhaminë në Bilisht. 

Personat kanë thyer xhamat e objektit të kultit, ndërsa nuk dihet nëse kanë arritur të vjedhin arkën e xhamisë.

Nuk dihet ende qëllimi i sulmit ndaj objektit të kultit si dhe autorët të cilët janë larguar me shpejtësi. Policia ka nisur hetimet.