MENU
klinika

Ekstrakti nga QKB

Tahiri lë politikën, hap ‘Zërin e popullit’

27.10.2018 - 14:44

Pas heqjes së të gjitha funksioneve si në Partinë Socialiste ashtu edhe në parlament, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dalë jashtë skenës politike.

Por me sa duket Tahiri nuk dëshiron të mbetet jashtë jetës publike.

Mësohet se ish-ministri do të rihapë “Zërin e Popullit”.

Nuk bëhet fjalë për gazetën e famshme por një portal me këtë emër.

Ka qenë vetë ish-ministri Tahiri i cili ka konfirmuar vendimin e tij për të hapur këtë web në emrin e tij.

Zeri-i-popullit-saimir tahiri-konica.al
Zeri-i-popullit-saimir tahiri-konica.al

Ndërsa ndodhet nën akuzë nga Prokuroria, Tahiri me sa duket ka vendosur një tjetër lloj rikthimi në jetën publike të vendit, nëpërmjet një medie.

Zeri i Popullit

Ashtu siç rezulton dhe në dokumentet e QKR, Tahiri e ka licensuar aktivitetin e tij nga ana ligjore pasi në 13 shtator të këtij vitit ai e ka regjistruar dhe si biznes, siç edhe shihet qartë në ekstrakt.

Në të dhënat zbulohet se ish-ministri është i vetmi aksioner, me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, ndërsa si adresë ka dhënë rrugën “Prokop Mima”, e cila ndodhet në afërsi të Komunës së Parisit, pranë banesës së tij.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA