MENU
klinika

Çështja Tahiri

Tahiri mbledh mediat: Dua të flas!

26.10.2018 - 18:01

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen.

Sipas burimeve, ish-ministri pritet të dalë nesër në konferencë. Po kështu mësohet se konferenca e Saimir Tahirit do të mbahet në ‘Rogner’ në orën 10:30.

Nuk dihet se cila është tema e rëndësishme që e ka shtyrë ish-ministrin të flasë pas disa muajve heshtje. Më 15 tetor Krimet e Rënda kanë shtyrë sërish afatet për një periudhë 3 mujore për dosjen e Tahirit.

Shkak i shtyrjes së hetimit është bërë pritja e përgjigjes së një letërporosie nga Bari, ku kërkohet marrja në pyetje e shtetasit italian Frederico Silvestri, që dyshohet se disa kohë më parë u ka shitur grupit kriminal ‘Habilaj’ një skaf që mendohet se është përdorur për transportin e drogës. Kujtojmë se për këtë çështje prokuroria ka marrë edhe disa letërporosi nga Greqia, Mali i Zi dhe Italia.

Ndaj Tahirit rëndojnë 4 akuza, për të cilat ai mund të rrezikojë 15 vite burg. Saimir Tahiri ka thënë më herët se lufta më e madhe do të jetë provimi i pafajësisë së tij. Ndaj ngelet për t’u parë se çfarë do të bëjë prokuroria deri në janar. Deri më tani nuk dihet nëse do të shkojë në burg një ministër. Tahiri ka fituar dy beteja me drejtësinë, së pari kur mori mbrapsht dokumentet e tij si pasaportën, por edhe kur iu ndryshua masa ‘arrest shtëpie.