MENU
klinika

Krahasimi i çmimeve të konsumit

Të lirë në mish, të shtrenjtë në peshk

12.10.2018 - 15:50

Shqipëria është vendi më i lirë në Evropë për të blerë mish. Por, paradoksalisht, për produktet blegtorale, si qumështi, vezët dhe djathi, Shqipëria është më e shtrenjta në rajon, duke lënë pas fqinjët, por edhe duke iu afruar mesatares së Eurozonës.

Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian merr në vlerësim të 28 vendet e Bashkimit Evropian, 3 vende të EFTA-s, që janë Islanda, Norvegjia dhe Zvicra si edhe 5 vendet kandidate për t’u bërë pjesë e unionit, mes të cilave edhe Shqipëria, si dhe Bosnje-Hercegovina dhe Kosova.

Edhe për çmimet e peshkut, çuditërisht, më e lira në Evropë është Maqedonia. Madje, Eurostat tregon se, çmimi i peshkut është më i lirë në Kosovë, sesa në Shqipëri.

Sa i përket ushqimeve në tërësi, Shqipëria është vendi i katërt më i lirë, ndër 38 vende evropiane të marra në analizë. Në Shqipëri çmimet e tyre janë të barabarta me 67% të mesatares evropiane. Më të lira se Shqipëria janë vetëm Maqedonia, Polonia dhe Rumania .

Maqedonia rezulton si vendi më i lirë në Evropë për produktet  e konsumit, pra; ushqime, cigare, pije, duke kryesuar në të trija kategoritë. Fqinjët madje, kryesojnë edhe në produktet të veçanta, sidomos sa i përket fruta-perimeve, vajrave, etj.

Në Shqipëri, çmimet e duhanit janë të barabarta me 35% të mesatares evropiane, çka do të thotë se në vendet e unionit një paketë cigare kushton mesatarisht tre herë më shumë se në vendin tonë. Në Kosovë, norma zbret në 33% dhe në Maqedoni në 25%, çka do të thotë se, te fqinjët një paketë cigare është katër herë më e lirë se në vendet e unionit.

Sa i përket pijeve joalkoolike, në Shqipëri, ato kushtojnë sa 82% e mesatares evropiane, ndërkohë që për ato alkoolike, norma fiksohet në 77%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inflacioni po gjen stabilitet

Çmimet u rritën 2.2% për gushtin

Sjell 80% të PBB-së

Jemi një ekonomi konsumi