MENU
klinika

Historia e Lazaratit

“The Brave”, premierë në kinematë e Tiranës

04.10.2018 - 17:58

Lazarati ishte fshati më i famshëm i Shqipërisë për shkak të drogës, që kultivohej e përpunohej aty për shumë vite, derisa Policia ndërhyri për të goditur një herë e përgjithmonë perandorinë më të madhe të drogës në Ballkan.

Historia e fshatit të Lazaratit nuk ishte e njohur vetëm për shqiptarët, por fjala u përhap në të gjithë Evropën e ndoshta edhe më gjerë. E denjë për filmat aksion, historia e Lazaratit është kthyer së fundmi në film kinematografik me titullin “The Brave”, i cili do të shfaqet sonte (4 tetor) në Kinema Millenium për herë të parë.

Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion “Hollywood”-ian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.

Nën regjinë e William Kaufman, te “The Brave” përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi.

Gjatë tetorit, do të shfaqet edhe në kinematë e Rusisë, Europës Perëndimore dhe Italisë.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse