MENU
klinika

Dëshmia në Prokurori

“Toyota Yaris”/ Basha: Të përfshirë edhe dy deputetë socialist

23.10.2018 - 12:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në orën 11:30 u paraqit te Prokuroria e Tiranës për çështjen “Toyota Yaris”.

Pas daljes nga prokuroria, Basha tha: “Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për nxjerrjen e sekretit shtetëror përsa i përket futjes së parave të krimit me Toyota Yaris. Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në këtë çështje janë të vërteta”.

Më tej, Basha shtoi se në këtë çështje “janë të përfshirë edhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja”.

Prokuroria, në vend që të hetojë prapa transaksioneve me euro, e heton si nxjerrje të sekretit shtetëror. Prokuroria ka prova të mjaftueshme për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës, por e kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës, prokuroria po i kalon lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror. Lidhjet e Dakos dhe Tahirit me bandat e krimit të organizuar i trajton si sekret shtetëror. Prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, deklaroi Basha.