MENU
klinika

UFC

Trajneri i McGregor tregon arsyet e humbjes

09.10.2018 - 22:20

Ndonëse kanë kaluar gati 3 ditë nga ndeshja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor, jehona e kësaj sfide vijon, kjo edhe për faktin se pas suksesit të rusit kaosi ka përfshirë sallën. John Kavanagh, njeriu më i besuar i Conor McGregor, trajneri i tij në çdo moment, tregon se pse humbi irlandezi.

U stërvitëm për ta fituar këtë duel. Madje në raundin e tretë, me pak fat, mund të kishim sjellë një përmbysje, por Conor nuk arriti ta vërë shumë në punë të majtën e tij. Conor pati shanset e tij për ta goditur Khabib, sidomos në raundin e tretë, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhet”, – thotë Kavanagh.

Sipas trajnerit të ish-kampionit të botës, McGregor duhej të kishte zhvilluar edhe një duel tjetër para kësaj përballje të madhe ndaj rivalit rus. “Vinim në këtë sfidë pas 2 vitesh larg kafazit, edhe pse ishim stërvitur çdo ditë. Por fakti që nuk zhvillonim një duel prej 2 vitesh, ndikoi shumë.

Nurmagomedov McGregor UFC
Nurmagomedov McGregor UFC

Mendoj se duhej të kishim zhvilluar një përballje tjetër para kësaj sfide me Khabib, në pranverë apo verë, por gjërat u ndërlikuan pas incidentit me autobusin, në prill. Duhej të kishim testuar veten me një sportist të ngjashëm me Khabib, që të përgatiteshim edhe pse e dinim që ai do të përdorte më shumë kapjet e një mundësi”, – përfundoi Kavanagh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN