MENU
klinika

Trajtimi i flokëve me vajra natyralë dhe benefitet  e tyre

23.10.2018 - 16:47

Ndiheni të lodhur me flokët e ashpër dhe të dëmtuar, jeni duke kërkuar shampo apo produkte për ti rigjeneruar, për të larguar  zbokthin etj…??

Vajrat natyrore janë alternativa më e mirë. Trajtimi i thellë me vajra natyrale sjell flokët përsëri në jetë duke  i qetësuar, duke i përkëdhelur, hidratuar, dhe duke i dhënë atyre jetë përsëri

 

Benefitet e trajtimit të flokëvë të dëmtuar me vajra  natyrorë:

*Vajrat stimulojnë rritjen e flokëve vecanërisht  kur janë të ngrohtë  në kohën kur masazhoni kokën

* Trajtojnë problem  të zakonshme të flokëve si zbokth, lëkurën e thatë të kokës ose acarimet, si dhe majat dyshe dhe të ndara.

*Heqin plotësisht skalpin e thatë dhe ndalojnë rënien  e flokëve duke hidratuar kokën

*Rigjenerojnë  flokët duke ju dhënë atyre një shkëlqim

*Nxit rritjen e flokëve të shëndetshëm duke  i mbrojtur dëmtimet e  klorit që gjendet në ujë

*Mbron flokët nga nxehtësia gjatë stilimeve të ndryshme me tharëse apo pjastër.