MENU
klinika

Deklarata

Tritoli në banesën e gjyshit të Xhisielës/ Reagon Rama

08.10.2018 - 11:24

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, foli dhe për tritolin në oborrin e banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut duke akuzuar opozitën. Ajo sipas Ramës është e interesuar për këtë ngjarje.

Babalja nuk ra nga qielli dhe nuk e çoi tek SHQUP-i gazetari kurajoz siç pretendohet në filmin e kinsotudios Luli shpk. Është shumë i tendosur. Kush si unë i di, ato që ai di thotë s’ka faj i shkreti. I ka shumëfishuar gojët e shqyera në adresë të prokurorisë flet për fundin e botës por në fakt po i vjen fundi lojës.

Ju siguroj se do dalë e plotë edhe e vërteta diskredituese për ata që e dhunuan vajzën e babale dyshit nga Fushë-kruja. Basha kërkon dëshpërimisht të pengojë daljen në dritë të atij filmi dhe i porosit gojët e shqyera të SHQUP-it të përsërisin avazin se Edi Rama synon të paravendos rezultatet e hetimit.

Mbrëmë natën vajzës së kthyer në mish për topat e kësaj politike i është hedhur lëndë plasëse në shtëpi. Kush është i interesuar për të thënë se vajza është nën terror psikologjik. Ne? Jo. S’ka mëndje që se kupton që për këtë kanë interes ata që dhunuan përditë dhe askush tjetër”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për gjendjen e deputetit socialist Rrahman Rraja, djali i të cilit akuzohet për dhunimin e një vajze.

Rama zbuloi dhe gruaja e tij ndodhet e sëmurë në spital duke luftuar për jetën dhe deputeti i PS i ndodhet pranë por shtoi se djali i tij Rexhepi është atje ku duhet të jetë.

rama-rraja-konica.al
rama-rraja-konica.al

“Më vjen shumë keq për Rrahmanin, se po kalon një moment të vështirë pranë në shtrati të spitalit ku e shoqja po lufton me vdekjen. Si baba me një djalë që meriton të jetë aty ku është”, tha shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Nga ana tjetër ai theksoi diferencat mes kësaj maxhorance dhe opozitës dikur në pushtet.

“Po kush është pjesë e kësaj familje e këtij grupi ka marr përsipër të jetë pjesë e të qenit ndryshe.. Ne nuk jemi engjëj, nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi kemi të gjitha të metat dhe dobësitë tona por ne të lidhur me krimin…Ne që për vite u baltosëm sikur ishim një grup parlamentar me 90 kriminelë dhe në fund fare kur kaloi ligji i dekriminalizmit nuk doli njëherë dhe Arben Ndoka që prekej nga ligji dha dorëheqjen më parë. Njëri, 4 të tjerë nuk ishin fare pjesë e grupit tonë”, deklaroi Rama.