MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Trump vazhdon të mashtrojë veten…

26.10.2018 - 18:41

Ndryshe nga ish-presidenti amerikan Barak Obama, i cili lexonte dhe reagonte ndaj letrave nga amerikanë të zakonshëm, Donald Trump e ka futur veten në një flluskë vetë-mashtrimi. Por edhe nëse këshilltarët e tij dhe Fox News nuk do t’i tregojnë atij të vërtetat, votuesit në zgjedhjet afatmesme mund ta bëjnë.

Afërsisht 65,000 njerëz i shkruanin letra Barak Obamës çdo javë kur ai shërbente si president i Shteteve të Bashkuara. Sipas një studimi të The Guardian, një ekip i stafit të Shtëpisë së Bardhë përzgjidhte dhjetë letra çdo ditë që presidenti t’i lexonte, e më pas iu përgjigjej atyre në mbrëmje.

Ishte ky ritual një humbje kohe për udhëheqësin më të fuqishëm në botë? Dikush mund të mendojë se do të ishte më mirë që Obama të lexonte lajme mbi Sirinë ose për zbatimin e reformës së kujdesit shëndetësor. Pa dyshim, ai  lexonte edhe për ato, gjithashtu. Por rituali i tij ishte një zgjidhje e pjesshme për një problem themelor që hasin të gjithë udhëheqësit politikë: mbajtja e kontakteve me botën reale.

Tani shikoni presidentin Donald Trump. Me disa përjashtime, si për shembull Sekretari i Mbrojtjes James Mattis, Trump është i rrethuar nga njerëz që do t’i tregojnë atij se bota është ashtu siç ai beson se është, e jo siç është në të vërtetë. E njëjta gjë vlen edhe për ata në Fox News, të cilët në mënyrë rutinore tregojnë pikërisht atë që Trump dëshiron të dëgjojë.

Një problem tjetër është se sa më gjatë udhëheqësit të qëndrojnë në pushtet, aq më pak u pëlqen t’i thuhet se janë gabim. Unë personalisht e pashë këtë në rastin e ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher. Thatcher sa më gjatë qëndroi në detyrë, aq më shumë ajo mendonte se bënte mire gjithçka.

Llogaridhënia në parlament nuk është e njëjta gjë si takimet me votuesit. Sfida e vërtetë vjen kur udhëheqësit i takojnë ata. 

Sistemi zgjedhor britanik të paktën krijon një lidhje pak a shumë të drejtpërdrejtë midis deputetëve dhe njerëzve që votojnë për ta. Çdo deputet përfaqëson një qytet të veçantë, periferi, dhe shumica shkojnëçdo javë për të dëgjuar votuesit dhe për të mbajturtakime me ta. Në këto raste, njerëzit zakonisht diskutojnë problemet e strehimit, sigurimet shoqërore, ose shkollimin etj.

Obama nuk kishte nevojë për punojës të veçantë që t’i tregonin atij se amerikanët po “luftonin” për të paguar faturat e tyre mjekësore. Ai e dinte që kur lexonte letrat e tyre, disa prej të cilave i kishte vendosur në mur.

S’ka dyshim se kujdesi shëndetësor është një çështje shumë e rëndësishme në zgjedhjet afatmesme të SHBA. Ndoshta rezultatet do t’i dërgojnë një mesazh Trumpit…

Chris Patten, ka qenë guvernator i Hong Kongut dhe një ish-komisioner i BE për çështjet e jashtme, ndësra aktualisht është pjesë e Universitetit të Oksfordit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN