MENU
klinika

Studimi i Kombeve të Bashkuara

Truri i Shqipërisë braktis vendin, lë atdheun në vakum

21.10.2018 - 17:44

Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara ka zhvilluar një studim lidhur me emigrimin e personave dhe ka ngritur alarmin pasi shumica janë me gradë shkencore nga Shqipëria.

Vendi ynë renditet i 15 krah Gambias dhe Hondurasit ndërsa sociologët ngrejnë alarmin dhe i bëjnë apel politikës për më shumë vëmendje ndaj këtyre personave.

Mjekët dhe inxhinerët nuk janë të vetimit që po braktisin Shqipërinë të joshur nga ofertat e tregut të huaj të punës.

Në raportin e OKB vendi ynë renditet në mesin e 15 shteteve përsa i përket largimit të personave të arsimuar dhe me grada shkencore. Sociologët ngrenë alarmin dhe thonë se largimi i tyre do të krijoj vakum në shumë shërbime.

emigrim-gjermani-konica.al
emigrim-gjermani-konica.al

Lidhur me studimin flet sociologu i njohur Gëzim Tushi i cili thotë:

“Ideja se ata nuk na bëjnë dëm se nuk ka vakume, sepse vakumet mbushen është një ide primitive. Vërtet mund ti mbushësh, por varet me çfarë i mbush. Në këtë rast nuk ka të bëjë sasia, por cilësia.”

Sociologu Gëzim Tushi thotë se nevojitet një forcim i sistemit të meritokracisë dhe një vëmendje e shtuar ndaj këtyre personave.

gezim tushi-konica.al
gezim tushi-konica.al

“Politika në vend që të merret me debate boshe, me ide shterpe të kthejë sytë nga bota e dijes, nga bota e ekspertëve, sepse pa njerëzit e dijes shpirti i shtetit do të vdesë.”

Nga studimi rezulton se rreth 72% e diasporës shkencore shqiptare është përqëndruar në vendet si SHBA, Itali, Francë, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe Gjermani.

Në kuadër të studimit të realizuar me 720 doktorantë dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit, gjysma e tyre afërisht 49% nuk kishin ndër mend të ktheheshin në Shqipëri.