MENU
klinika

Ndryshimi i emrit

Tsipras: Nuk do ketë një mundësi tjetër për Shkupin

18.10.2018 - 11:02

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i ka bërë apel Maqedonisë për miratimin e emrit të nënshkruar nga të dy vendet duke deklaruar se nuk do të kishte një mundësi tjetër për Shkupin.

Greqia nuk do të pranojë integrimin e vendit tonë fqinj në asnjë nga organizatat ndërkombëtare që bëjmë pjesë, në këtë rast BE dhe NATO, me emrin aktual kushtetues Republika e Maqedonisë”, tha Tsipras.

Emri i ri i pranuar nga qeveritë e Shkupit dhe Athinës është Maqedonia e Veriut.

Pas dështimit të referendumit të 30 shtatorit për shkak të mungesës së kuorumit, Marrëveshja me Greqinë është dorëzuar për miratim në Kuvendin maqedonas, ku megjithatë për miratim nevojiten dy të tretën e votave, që shumica nuk mund t’i sigurojë lehtësisht.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka thënë në mënyrë të përsëritur se pa miratimin në Kuvend do të shkohet në zgjedhje të parakohshme brenda një kohe të shkurtër. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN