MENU
klinika

Vetëm 4% do të ktheheshin

Turistët nordikë të zhgënjyer

21.10.2018 - 12:02

Vetëm 4% e turistëve nordikë dhe 10% turistëve nga Europa Qendrore kanë deklaruar që mund të kthehen përsëri për të pushuar në vendin tonë.

Bizneset, sidomos ato në sektorin e turizmit, ankohen se nuk ka punonjës të kualifikuar.

kreu i Unionit të Operatorëve Turistikë, Rrahman Kasa thekson se është shumë e vështirë  të gjesh sot punonjës të kualifikuar dhe shpesh turistët ngelen të zhgënjyer.

“Ne këtë vit kemi pasur numrin më të madh të turistëve, kemi zgjeruar dhe tregjet. Ajo që është e rëndësishme është se a janë përmbushur pritshmëritë që turistët kanë pasur për Shqipërinë? Unë them jo! Kjo ka dalë nga një anketim, pyetësor që u bëhet pushuesve nga partnerët tanë pas pushimeve në Shqipëri, ajo që mbetet shqetësuese është se përgjigjja e tyre është shumë skeptike. Vetëm 4% e turistëve nordikë dhe 10% turistëve nga Europa Qendrore kanë deklaruar që mund të kthehen përsëri për të pushuar në vendin tonë. Ata vijnë nga tregje të mëdha dhe kanë zgjedhur vendin tonë sepse janë kureshtarë sepse nuk kanë qënë ndonjëherë, po nëse ne nuk jemi ne gjendje t’i rikthejmë turistët që kanë qenë njëherë, ky treg do falimentojë,” thotë ai.

Kasa shton se edhe këtë vit përshtypjet e shumicës së turistëve ishin negative dhe një pjesë e zhgënjimit ishte edhe mënyra e shërbimit, krahas shumë problemeve të tjera infrastrukturore. Sipas tij, ka një vlerësim të ulët shërbimi nga pushuesit nordikë, të cilët e kanë cilësuar si shërbim pa kulturë, krahasuar me vendet e tjera. Edhe vetë hotelierët që kanë ndërtuar disa struktura dhe se thonë që kjo është mrekullia, nuk kuptojnë detajet që bëjnë diferencën…

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në vendin e 98-të në Botë

Ende nuk jemi konkurrues në turizëm