MENU
klinika

Informaliteti i lartë

Turizmi bregdetar, vetëm 500 mijë USD TVSH

17.10.2018 - 10:50

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha këtë javë se qeveria do të kërkojë zyrtarisht informacion nga platformat elektronike të prenotimeve, si booking.com apo airbnb, lidhur me numrin e strukturave shqiptare të regjistruara për qiradhënie në këto platforma.

Në fakt, informaliteti në sektorin e turizmit ka përmasa mjaft të mëdha, sidomos në pjesën e ambienteve akomoduese familjare.

Deri vitin e kaluar, llogariteshin afërsisht 20 milionë netë fjetjeje në vit në Shqipëri, nga të cilat 10 milionë gjenerohen nga hotelet. Me nivelin e mëparshëm prej 20% të TVSH-së, nga fjetjet në hotele duhet të ishin mbledhur disa dhjetëra milionë euro. Ndërkohë në relacionin e projektligjit për uljen e TVSH-së, efekti negativ në buxhet u vlerësua 1.1 miliardë lekë ose diçka më pak se 9 milionë euro.

Informalitetin e lartë e evidenton edhe Shoqata e Turizmit, ATA, e cila thekson se afro 90% e shtretërve në njësitë akomoduese nuk paguajnë taksa. Shoqata sugjeronte regjistrimin e apartamenteve dhe vilave që përdoren nga turistët, si një nga “industritë që po merr zhvillim të jashtëzakonshëm në Europë dhe zë gati 35 përqind të tregut”.

Edhe shembulli që ofrojnë nxjerr në pah shkallën e lartë të shmangies nga ligji: Nëse gjatë verës 250 mijë vetë strehohen diku, e nga hotelet vijnë si të regjistruar vetëm 30 mijë vetë, atëherë kemi 90% të tregut të paformalizuar.

Në sinkron me shoqatat e turizmit janë dhe autoritetet: nga strukturat e turizmit bregdetar nuk janë paguar as 500 mijë dollarë TVSH.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në vendin e 98-të në Botë

Ende nuk jemi konkurrues në turizëm