MENU

E kërcënuar e gjithë familja

Dalin detaje të reja nga zhdukja e shefit të Interpolit

08.10.2018 - 09:50

Partia Komuniste kineze njoftoi të dielën vonë se presidenti i humbur i Interpolit, Meng Hongwei, ishte nën hetim nisur nga dyshimi për shkelje të ligjit dhe korrupsion.

Njoftimi se Meng u arrestua, u postua online nga Komisioni Qendror për Inspektimin Disiplinor, të dielën.

Z. Meng u raportua i humbur të enjten, megjithëse Agjencia kineze nuk dha detaje të mëtejshme.

Disa orë më vonë, Interpoli njoftoi se Meng kishte dhënë dorëheqjen. Deklarata e ndalimit të tij dhe më pas dorëheqja erdhi një ditë pasi Interpoli kërkoi përgjigje nga qeveria kineze mbi vendndodhjen e Meng.

Kina kërkon legjitimitet dhe një rol udhëheqës në organizatat ndërkombëtare dhe emërimi i zotit Meng në nëntor 2016 si kryetar i Interpolit, i pari nga Kina, u pa nga shumë njerëz si një hap i rëndësishëm në atë drejtim.

Shpallja e paraburgimit erdhi disa orë pasi gruaja e zotit Meng, Grace, u tha gazetarëve në Lyon, Francë, ku të dy jetonin, se para se burri i saj të zhdukej, i kishte dërguar një mesazh telefonik me një emoticon të një thike.

Ajo mendoi se thika nënkuptonte që bashkëshorti i saj ishte në rrezik.

Znj. Meng dha deklaratën e saj në një hotel në Lyon, megjithatë u kujdes që fytyra e saj të mos shfaqej në kamera, një masë paraprake që ajo tha ishte për arsye sigurie si për vete ashtu edhe për fëmijët e saj.

Ajo tha se e mori mesazhin me imazhin e thikës pak pasi bashkëshorti i saj kishte mbërritur në Kinë. Dhe pas atij momenti ajo nuk kishte dëgjuar më prej tij përsëri. Ajo njoftoi zhdukjen në policinë franceze më 4 tetor. 

Një hetim i policisë franceze është duke u zhvilluar, dhe autoritetet franceze thonë se ai kishte hipur në një avion dhe kishte mbërritur në Kinë, por se vendndodhjet e tij të mëvonshme nuk ishin të njohura nga autoritet.

Përveçse shërben si president i trupit ndërkombëtar të luftimit të krimit, Interpolit, Meng është gjithashtu zëvendësministër i Ministrisë kineze të Sigurisë Publike. 

Që kur Xi mori pushtetin si president i Kinës, ka nisur një fushatë të gjerë anti-korrupsion që ka prekur të gjitha nivelet e partisë.

Nuk është e qartë se çfarë solli doreheqjen nga puna të  Meng por mendohet se ndonjë luftë pushteti brenda partisë apo ndonjë rast korrupsioni.

Ka patur hetime të figurave të shquara në fushatën kundër korrupsionit. Më i njohuri ka qenë ai i Zhou Yongkang, një ish-anëtar i Komitetit të Përhershëm Politik të elitës dhe zyrtar i lartë i sigurisë. Shumë analistë të politikës kineze thonë se Xi e shihte Zhou si një rival dhe e përdori fushatën kundër korrupsionit për ta burgosur atë.

Në vitin 2015, Zhou u dënua nga një gjykatë penale për abuzim me pushtetin, pranim ryshfeti dhe zbulim të sekreteve shtetërore, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Në konferencën e mbajtur të dielën, zonja Meng tha se ajo kishte vendosur të fliste publikisht, sepse  ndjeu se ishte përgjegjësia e saj për ta bërë këtë. “Për burrin që unë e dua shumë, për fëmijët e mi të vegjël, për njerëzit e atdheut tim, për të gjitha gratë, burrat dhe baballarët e fëmijëve që të mos zhduken më”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Asnjë deklaratë zyrtare

Zhduket shefi i Interpolit/ Kina hesht