MENU
klinika

Asnjë deklaratë zyrtare

Zhduket shefi i Interpolit/ Kina hesht

06.10.2018 - 11:58

Qeveria kineze ka mbetur “e zënë ngushtë” me zhdukjen e Shefit të Hetimeve Penale Ndërkombëtare (Interpol) Meng Hongwei në një udhëtim në Kinë, dhe nuk ka reaguar ende lidhur me këtë çështje.

Zhdukja e tij u bë publike të premten, kur autoritetet franceze thanë se po nisnin një hetim për të gjetur se çfarë ndodhi me Mengin, një shtetas kinez i cili shërbeu një mandat si zv. Ministër i sigurisë publike.

Sipas një raporti nga gazeta South China Morning Post, Meng u mor në pyetje nga autoritetet kineze. Gazeta, e cila bazoi raportimin e saj në një burim të paidentifikuar, tha se arsyeja ishte ende e panjohur.

Interpoli tha në një postim në Tweeter se rasti ishte “një çështje që i përkiste autoriteteve  përkatëse si në Francë dhe në Kinë”.

Zhdukja e Meng u raportua fillimisht nga bashkëshortja e tij, e cila i tha policisë franceze në qytetin e Lyonit, që ajo nuk kishte dëgjuar më prej bashkëshortit, që kur ai kishte udhëtuar për në Kinë.

Adrian Brow i Al Jazeera, duke raportuar nga Pekini, tha se heshtja e Kinës është një “reflektim që tregon se sa delikat është ky rast”.

kolana e librave

“Deri më tani Kina nuk ka thënë absolutisht asgjë në lidhje me zhdukjen e Meng Hongwei. Media e kontrolluar nga shteti deri më tani nuk po e raporton këtë histori dhe emrit i tij nuk përmendet në mediat sociale” tha ai.

Sipas faqes së internetit të Interpolit, Meng ka pothuajse 40 vjet eksperiencë në fushën e drejtësisë penale dhe policisë dhe ka mbikëqyrur çështjet që kanë të bëjnë me institucionet ligjore, kontrollin e narkotikëve dhe kundërterrorizmin.

Pas emërimit, kritikët sugjeruan se emërimi i Meng i dha Pekinit një mundësi për të marrë më shumë ndihmë ndërkombëtare në ndjekjen e kriminelëve të dyshuar, duke përfshirë zyrtarët e korruptuar, të shënjestruar nga fushata anti-korrupsion e Presidentit Xi Jinping.

Por Interpoli, në të kaluarën, e mohoi këtë, duke thënë se kreu i tij nuk ndërhynte në operacionet e përditshme, sepse ato trajtohen nga sekretari i përgjithshëm Juergen Stock, i cili është gjerman.

Sulmet kineze mbi korrupsionin, të njohura si Operacioni Fox Hunt, kanë çuar në pretendime në disa vende që agjentët kinezë të zbatimit të ligjit kanë vepruar fshehurazi në tokën e tyre pa miratimin e autoriteteve lokale.

Disa kritikë gjithashtu e shohin fushatën si një mënyrë të Presidentit Xi për të “pastruar”  partinë nga armiqtë politikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka humbur efektivitetin në sulm

NATO ‘thërret në mësim’ Rusinë…

Nga Project Syndicate

Italia “buzë greminës”…