MENU
klinika

Ushtria e Kosovës

Serbia: Terroristët po marrin armët në duar!

19.10.2018 - 09:26

Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës, reagime të ashpra kanë ardhur nga politika serbe. 

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë.

Sipas tij, përderisa Rezoluta 1244 është ende në fuqi, Kosova nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin.

Sipas tij, krijimi i ushtrisë së Kosovës do të nënkuptonte që siç deklaroi ai, terroristët e papenduar që të përsërisin krimet e tyre.

Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, deklaroi Vulin pas miratimit të sotëm të tre propozimeve për transformimin e FSK-së në ushtri nga ana e Kuvendit të Kosovës.