MENU
klinika

SHBA-Meksikë-Kanada

Cila është marrëveshja e re që do të zëvendësojë NAFTA-n?

01.10.2018 - 10:05

Një marrëveshje e re tregtare është arritur midis SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, me qëllim zëvendësimin e asaj aktuales të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta).

Kjo marrëveshje e quajtur (USMCA) do t’i japë më shumë akses SHBA-së në tregun e qumështit të Kanadasë dhe synon uljen e tarifave për eksportin e makinave të Kanadasë në SHBA.

Edhe pse detaje të marrëveshjes nuk janë publikuar ende kujtojmë se presidenti i SHBA, Donald Trump, ka kërkuar prej kohësh ndryshimin e Naftas, e cila qeveriste më shumë se 1 trilon dollarë në tregti.

shba-kanada-meksike konica.al
shba-kanada-meksike konica.al

Madje u krijua një situatë politike ku deri vonë u duk sikur Kanadaja mund të përjashtohej nga një marrëveshje përfundimtare.

Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Robert Lighthizer, dhe homologu i tij kanadez Chrystia Freeland, në një deklaratë të përbashkët thanë:

“Sot, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara arritën një marrëveshje, së bashku me Meksikën, për një marrëveshje të re dhe të modernizuar tregtare për shekullin 21: Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada.

Marrëveshja do t’u japë punëtorëve tanë, fermerëve, dhe bizneseve një marrëveshje të nivelit të lartë tregtar që do të rezultojë në tregje më të lira, tregti më të drejtë dhe rritje të fuqishme ekonomike në rajonin tonë”.

Kjo marrëveshje vjen si pasojë e luftës tregtare që SHBA ndërmori në disa fronte këtë vit, duke përfshirë vendosjen e tarifave për importin e çelikut dhe aluminit nga Meksika dhe Kanadaja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN