MENU
klinika

Pak sukses nga nisma

Vetëm gjashtë kontrata “1 euro” në 2017

01.10.2018 - 15:46

Vitin e kaluar janë nënshkruar vetëm gjashtë kontrata me tarifën simbolike “1 euro”. Të dhënat tregojnë se aktiviteti, në shumicën e rasteve i përket regjimit të përpunimit aktiv të mallrave ose fasonerisë.

Në total, parashikohet të investohet, në një hark kohor 3-vjeçar, një shifër prej rreth 492 milionë lekë, në sipërfaqe totale toke prej rreth 140 mijë metra katrorë. Bazuar në kontratat e nënshkruara me gjashtë përfaqësuesit e sipërmarrjeve, të cilët kanë përfituar këto sipërfaqe më tarifën simbolike “1 euro”, rezulton se në përfundim të investimeve numri total i të punësuarve të jetë 407.

Nisma “1 euro” filloi që në qeverisjen 8-vjeçare të Partisë Demokratike, por ndonëse u dhanë disa prona për biznese ajo nuk funksionoi ashtu siç ishte parashikuar për shkak të një sërë rrethanash penguese si pronësia mbi tokën, moszbatimi i ligjeve apo edhe problemet me gjyqësorin.

Nga viti 2013, me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë, në ligjin përkatës u kryen disa ndryshime të rëndësishme me qëllim që nisma “1 euro” të funksiononte. Por, gjithsesi shifrat flasin vetë. Gjashtë kontrata, nga të cilat dy janë shtesa të kontratave ekzistuese, janë shumë pak për t’i dhënë një impuls real ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


223 mln euro në tremujorin II

Bien investimet e huaja


"The Economist"/ Putin bombardon infrastrukturën e energjisë

Si përballen ukrainasit pa energji elektrike

Emigracionit ka shtuar më shumë problemin

A po vjen recesioni i “kravatave të bardha”?

"Çmimi i naftës duhet të ishte nën 200 lekë"

Konfindurstria kritikon Bordin e Transparencës

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Vështirësitë me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë në Gjermani