Sokol Stojani, prokurori që drejtoi grupin e hetimit për çështjen Gërdeci, ku asokohe i pandehur u mor edhe ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, doli këtë të martë në seancë dëgjimore përpara institucioneve të vettingut. Në procesin që nisi dje Komisioni i Pavarur i Komunikimit konfirmoi në detyre Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Nga hetimi i thelluar administrativ i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, prokurori i karrierës, rezultoi pa probleme në të trija shtyllat e kontrollit.
Sipas KPK, Sokol Stojani kreu deklarim të saktë të pasurisë. Për Stojanin u zhvillua hetim në 3 kriteret.
“Nga hetimet, Sokol Stojani nuk fshehu pasurinë,” konfirmoi KPK. Relatorja e cështjes tha se ILDKPI konfirmonte se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë në perputhje me ligjin, ka burime financiare për të justifikuar pasurine dhe nuk gjendet ne situaten e konfliktit te interesit. Si pasuri të Stojanit u listuan një apartament i blerë në vitin 2002 me kredi, si dhe një automjet me vlerë 4 mijë euro.
Në sitën e kontrollit të trefishtë kanë kaluar edhe familjarët e prokurorit, të cilët gjithashtu e kanë justifikuar pasurinë me burime të ligjshme. Drejtoria e Sigurimit të informacionit të klasifikuar, konfirmonte përshtatshmërinë e prokurorit në detyrë, për shkak se nuk ishin gjetur lidhje të tij me eksponentë të krimit të organizuar.