MENU
klinika

Çështja Shullazi

10 prokurorët padi Arta Markut, Sokol Stojani jep dorëheqjen

21.09.2018 - 10:59

Kreu i Drejtorisë së inspektimit në Prokurori Sokol Stojani ka dhënë dorëheqje, pasi nuk pranoi që të hetojë 10 kolegët e tij prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’. Kujtojmë Arta Marku nisi dje një hetim disiplinor për 10 prokurorë, pasi ata nuk pranuan që të ishin pjesë e shortit për këtë çështje.

Prokurorët ‘rebelë’ janë Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërkohë që sot u përcaktuan emrat e prokurorëve, dy prej të cilëve janë Donika Prela dhe Gentian Osmani.

Pretencën për çështjen “Shullazi” do të jepet më 25 shtator.

Një ditë pas urdhrit të Arta Markut për hetim displinor për 10 prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, këta të fundit sot kanë paditur kryeprokuroren e përkohshme, duke e akuzuar për shpërdorim detyre ndërsa kanë ngritur edhe padi civile  për shfuqëzimin e urdhërit të Markut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Avokatët kundër prokurorit Hajdarmataj

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin… sërish


Pesë çështjet e opozitës/ "Nuk firmos letra të njëanshme"

Gjiknuri: Tek ODIHR dërgohen mosmarrëveshjet për drafte konkrete

Media greke citon diplomatin: Do t’i bëjmë një ofertë që s’do ta refuzojë dot

A mundet Rama të bëjë një marrëveshje me Greqinë në prag të zgjedhjeve?

"Do shtrihemi me 12 milje në Jon, fillimisht në…"

Kreu i diplomacisë greke flet për mundësinë e dakordësisë me fqinjët

Fton në takim anëtarët e Këshillit Politik

Hajdari bën gati amendamentet për listat e hapura