MENU
klinika

Refuzuan shortin

Refuzuan ‘Shullazin’/ Arta Marku: Të hetohen 10 prokurorët

20.09.2018 - 16:40

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’. Marku kërkoi hetim për prokurorët që refuzuan shortin.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Ditën e djeshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ende nuk është përcaktuar emri i prokurorit, i cili do të japë pretencën në seancën e 25 shtatorit.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!