MENU
klinika

Detajet

Vlorë, kapet 45-vjeçari i shpallur në kërkim

26.10.2018 - 10:04

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge, është vënë në pranga në sajë të aksionit “Forca e Ligjit”.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se aksioni në fjalë u bë në zbatim të Planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave që tentojnë të trafikojnë lënde narkotike si dhe për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit në territor “Ndëshkimi i “të fortëve”.

Të njëjtat burime sqaruan se Gazmir Mehmetaj, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë u kap në lagjen “Pavarësia”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë për masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Ngjarja i referohet një procedimi penal në vitin 2013, ku bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në “Luginën e Vilunit” Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.