MENU
klinika

Liberalizimi i vizave

Votimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet

24.10.2018 - 09:31

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro-liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

Hoxha disa herë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian, por duke u afruar fundi i vitit edhe ajo ka filluar t’i ndryshojë deklaratat.

Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë”, ka thënë Hoxha. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN