MENU
klinika

Deklarata

Vrasja e Kaçifas/ Policia greke: Kemi kërkuar pjesëmarrje në hetim

29.10.2018 - 15:43

Pas dyluftimit me policinë shqiptare, Policia greke ka reaguar pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës.

Policia greke thotë në reagimin e saj se shefi i policisë në Greqi ka kontaktuar me homologun shqiptar Ardi Veliu, ku është njohur nga ky i fundit me detajet rreth ngjarës. Gjithashtu policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen në hetimin e ngjarjes.

Nuk ka te dhëna, as dëshmitarë, qe te lidhin ngjarjen e rende ne ngritjen e flamurit grek. Nga momenti i pare, shefi i policise greke Aristidhis Andrikopulos ka kontaktuar me homologun shqiptar, ne kuadrin e bashkepunimit qe kane dhe është informuar për ngjarjen, ku kane filluar procedurat për pjesëmarrjen e palës greke ne investigimin e ngjarjes. Madje, të njejtat burime theksojne se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke ne hetimin e ngjarjes, duke u informuar ne kohe si dhe me çdo forme bashkëpunimi te kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kacifas mori pjese ne përgatitjen e fshatit për festen, ne vendosjen e flamujve, krejt normalisht”- thuhet në reagimin e policisë greke.