MENU
klinika

Deklarata

Vrasja e Kaçifasit, babai: U frymëzua nga ushtarët grekë

30.10.2018 - 12:38

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Bularat, ka folur dhe babai i viktimës, Konsandini Kaçifa, Jani Kaçifa.

“Konstandinos, ai u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”.

Në një prononcim për median greke ‘Protothema’, babai i Konstandinos pohon se 35-vjeçari u frymëzua nga ushtarët grekë që u vranë në atë zonë.

“Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”, tha babai.

Siç u tha gazetarëve, mësohet se Kaçifa kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin.