MENU
klinika

Detajet

Vrasja në Bllok, arrestohet Redi Popesku

21.10.2018 - 09:05

Redi Popesku, pronari i lokalit Monopol, ku edhe ndodhi masakra e Bllokut është arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Rreth 17 ditë pas ngjarjes së rëndë në Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë policia arreston pronarin e lokalit për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Popesku ishte personi i vetëm që u bë dëshmitar i ngjarjes dhe mund të sillte dëshmi të vlefshme për grupin hetimor për të zbardhur krimin, por me sa duket dëshmia e tij më shumë ka ngatërruar policinë.

Në ngjarjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hate.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur Ervin Mata, Mevjol Bilo dhe Fabio Allushi.

redi-popescu-konica.al

Sherri u tha se ndodhi për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, i dashuri i së cilës Ervin Mata mori hak pasi e ngacmuan por më pas në hetime u përfshi edhe pista e konflikteve të mëparshme për çështje droge.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Geldo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;
– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

Gjendet trupi i pajetë i të riut! Në pranga autori

Hodhi nga ura shokun dhe fshehu krimin, policia zbardh vrasjen

“Na mungon propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar”

Debati për gjuhën shqipe në RMV, Rama: Nuk është çështje gjykatash, por…

Tre arsyet pse mazhoranca nuk e zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinioni i Komisionit të Venecias, gazetarja Lala: Reagimi i Bushkës, për të vënë duart në kokë

Arben Ahmetaj akuzohet se shkaktoi dëm ekonomik 7 miliardë lekë

GJKKO kthen në SPAK dosjen “Buka”!