MENU
klinika

Refuzimi i Telekom Serbia

Vuçiç: Shqipëria refuzon paratë serbe, dërgon mesazhin e gabuar

06.10.2018 - 20:31

Qeveria shqiptare kundërshtoi ofertën prej 61 milionë euro nga Telekom Serbija, ndonëse ishte një nga ato më të lartat.

Lidhur me këtë refuzim ka reaguar dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin me qeverinë shqiptare.

Për Vuçiç, refuzimi i parave serbe është një refuzim i investitorit.

“Shqipëria duke refuzuar paratë serbe në procesin e shitjes së Telekom Albania, dërgon mesazhin e gabuar, mesazhin që investitorët nuk janë të mirëpritur”.

Kam dëgjuar nga përfaqësuesit tanë se kemi ofruar ofertën më të mirë dhe se ministria shqiptare e telekomunikacionit tha se Serbia nuk mund të blejë Telekom Albania.

Ajo dëshiron të thotë se paratë e Serbisë nuk janë mjaft të mira, gjë që do të ishte e frikshme”.

Aleksandar-Vucic-konica.al
Aleksandar-Vucic-konica.al

Nga inagurimi i fabrikës “Labor srb”, në Sremska Mitrovica, presidenti serb duke argumentuar se ende nuk ka në dorë të dhëna zyrtare nuk ka folur më gjatë lidhur me çështjen në fjalë.

Qeveria shqiptare nuk e ka mirëpitur ofertën e kompanisë serbe “Telekom Serbia” për të blerë kompaninë shqiptare “Telekom Albania”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të ministrisë së Transporteve.

Gjatë këtij takimi drejtuesve të “Telekom Serbia” i është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se nuk janë të mirëpritur për tu bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë.

“Ardhja e kompanisë Telekom Serbia në Shqipëri nuk është e mirëpritur.

Edhe pse vendimi është midis kompanive, përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare mund të sjellë reagime që mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë.

Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në vend, por për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN