MENU
klinika

Takimi zyrtar në Kremlin

Vuçiç takim me Putinin, temë e bisedimeve edhe Kosova

01.10.2018 - 16:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të qëndrojë të martën në vizitë pune në Moskë, bëri të ditur kabineti i tij.

Në komunikatën e nxjerrë nga Presidenca e Serbisë, njoftohet që presidenti Vuçiç do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Pjesë e delegacioni serb, do të jetë edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Vuçiç ka thënë më herët se do të kërkojë nga Putini mbështetje për Serbinë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

“Do të kem takim me Putinin dhe do të bisedojmë për të gjitha çështjet e rëndësishme, natyrisht edhe për Kosovën”, është shprehur Vuçiç.

Lëvizjet e fundit në Ballkan, si miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli Evropian, ideja e korrigjimit të kufijve në Veri midis Kosovës dhe Serbisë, apo çështja e referendumit për emrin në Maqedoni dhe Marrëveshja e Prespës, kanë bërë që Rusia të tentojë sërish ndërhyrjen në Ballkan.

Për këtë arsye, Serbia si aleati i saj më besnik në Ballkan, ka përforcuar marrëdhëniet diplomatike me Rusinë, si dhe ka shpeshtuar vizitat zyrtare të liderëve të saj politik në Kremlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN